Freitag, 15. Mai 2020
Dienstag, 27. Januar 2009
TCH Frekuencat
Durres
Vlore
Elbasan
Shkoder
Lac - Lezhe - Kruje
(Ardenice) Fier - Lushnje
Gjirokaster
(Sopot) Delvine
Sarande
Gramsh
Skrapar
58 UHF
52 UHF
53 UHF
36 UHF
60 UHF
59 UHF
35 UHF
45 UHF
55 UHF
27 UHF
30 UHF
Pozicioni
Frekuenca
Symbol Rate
Fec
Polarizimi
16 Grade/Lindje
11,055 GHz
27,900
3/4
Vertikal
Location
Transponder
Modulation
Fec Rate
Transmitted Symbol Rate
Polarity
Downlink Frequency
101 W.L.
21 - Ku band
QPSK
3/4
30,000
Vertikal
12120 MHz
Rreth TCH
Top Channel TV eshte nje subjekt privat biznesi, i cili mbulon me sinjalin e tij pothuajse te gjithe territorin e Shqiperise. Top Channel eshte gjithashtu i pranishem me sinjalin e tij ne transmetimet satelitore ne te gjithe Europen nepermjet platformes Digitalb, dhe ne Ameriken e Veriut ne satelititn Intelsat America 5. Top Channel u krijua me 30 korrik 2001 dhe qe atehere ka patur nje perparim shume te shpejte dhe sukses cka do te thote qe ndiqet nga nje publik shume i gjere. Suksesi i tij lidhet ngushte me fuqine qe ka patur per te sensibilizuar publikun ne vend si edhe per faktin se me ane te emisioneve te tij ngrihen probleme me te cilat perballet shoqeria shqiptare. Gjithashtu cilesia e larte e emisioneve informative, edukative dhe argetuese i pergjigjen nje publiku te gjere. Ne anketen e fundit te vitit 2003 , Top Channel radhitet si televizioni me shikueshmeri me te larte ne Shqiperi. Sipas kesaj ankete, Top Channel ka fituar 50 % te publikut kombetar duke lene shume mbrapa televizionin e dyte i cili ka perthithur vetem 17 % te publikut kombetar. Te dhenat qe jane perftuar nga qytetaret e konfirmojne kete shikueshmeri te larte.
Qe nga krijimi i tij, Top Channel nepermjet programeve te tij te mirenjohura ka qene nje dritare e cila ka pasqyruar per qytetaret shqiptare probleme sociale dhe ekonomike si te individit ashtu edhe te bashkesise. Gjithashtu ai eshte nje burim i besueshem per perhapjen e informacionit. Ne gjithashtu kemi patur bashkepunim gjithnje ne rritje me organizata nderkombetare zhvillimi si UNDP, UNICEF, IOM, OSBE, USAID, Kryqin e Kuq Shqiptar dhe Francez, etj, si edhe bashkepunim te frytshem me shoqeri private nderkombetare si VODAFONE.Vec kesaj, Top Channel bashkepunon me agjenci nderkombetare si REUTERS per shkembimin e lajmeve.
Gazetaria jone perpiqet te jete e paanshme, e drejte dhe e sakte. Thellesia e dijeve ne gazatarine tone, cilesia e analizes dhe larmia e temave, reportazhet dhe investigimet origjinale te drejtperdrejta ne te gjithe vendin jane pikat tona me te forta. Top Channel eshte televizioni ideal per lajme te ores se fundit dhe lidhje te drejtperdrejta te ngjarjeve me te rendesishme te vendit.
Stili yne gazetaresk per lajmin mbeshtetet ne:
-Saktesi
-Paanesi
-Analize dhe koment
-Moderim dhe respekt
-Sjellje etike
-Shpejtesi te larte informacioni
Vlerat tona
-Guri themeltar i Top Channel eshte besimi: ne jemi te pavarur, te paanshem dhe te ndershem
-Ne qender te gjithckaje qe bejme qendron publiku
-Ne jemi krenare qe transmetojme cilesi dhe vlera
-Organizates sone i jep gjalleri krijimtaria
Programet tona
Programet e Top Channel perfshijne emisione te ndryshme, shfaqje, edicione lajmesh, emisione ekonomike dhe sociale, argetim(filma, sport etj). Pjesa me e madhe e programeve transmetohen drejtperdrejt. Programi yne perfshin:
Edicione lajmesh dhe reportazhe speciale
Fiks Fare - emision qe ngre probleme dhe kritikon
Shqip - Emision me intervista dhe debat drejtperdrejt ne studio
Top Show - talk show
Portokalli Show - emision komik
Top Fest - promovim i kultures nepermjet muzikes
Edicionet e lajmeve dhe reportazhet
Departmenti i Informacionit mbledh dhe prodhon lajme te perditshme kombetare qe perfshijne fushat sociale, politike, biznesin, kulturen etj. ne Top Channel. Vec kesaj, lajmet e Top Channel ndryshe nga ato te televizioneve te tjera ne vend, raporton dhe ben analiza te thella qe perfshijne te gjithe vendin si ne zonat urbane ashtu edhe ne ato rurale. Me edicionet e lajmeve Top Channel e konsideron publikun si qytetare qe kane te drejte te kene informacion te pavarur dhe te paanshem. Edicionet ofrojne nje panorame gjithperfshirese te lajmeve te dites ne nje menyre te thejshte dhe miqesore.
Fiks Fare
Fiks Fare eshte nje emision i cili kritikon dhe ngre probleme duke perdorur humorin dhe satiren per te denoncuar dukurite negative ne jeten tone si korrupsioni, mashtrimi, fenomene te shkeljes se ligjit nga zyrtare, shkelje te te drejtave te njeriut, ceshtje te zhvillimit te vendit etj. Ky emision eshte ne te njejten kohe edhe informues edhe argetues fale formatit zbavites me muzike dhe kercime nga fillim e deri ne fund. Suksesi i ketij programi dhe gjuha e tij e thjeshte ne perballjen me probleme komplekse te shoqerise shqiptare ka rezultuar nje mjet i rendesishem ne rritjen e sensibilizimit dhe shpeshhere ka qene nje zgjidhje per dobesite me te dukshme qe sjell periudha e tranzicionit ne kete vend. Ky program transmetohet cdo dite menjehere pas edicionit kryesor te lajmeve.
Top Story
TOP STORY eshte nje talk show politik i Top Channel. Ai transmetohet direkt ne prime time diten e Enjte, cdo jave. I drejtuar nga drejtori i informacionit ne Top Channel, Sokol Balla, TOP STORY sjell, sic thote edhe titulli, ngjarjen kryesore te javes dhe protagonistet kryesore te saj. Politika, por edhe kronika dhe shoqeria, debati civil dhe ai politik, zerat ndryshe por edhe zeri i vete njerezve jane te pranishem ne kete debat, ku nuk ka kolltuqe te privilegjuara, por jane te gjithe te barabarte, qytetari me kryeministrin, kryetari i partise me anetarin e thjeshte, viktima dhe fajtori. TOP STORY vazhdon traditen e suksesshme te debatit dhe talk show-t ne Top Channel, por synon nje te Enjte agresive dhe me synimin jo vetem te mbaje ngerthyer audiencat, por edhe t'i perfshije ato ne te, permes opinioneve por edhe pyetjeve telefonike.
I ngjashem me formulat amerikane te talk show, TOP STORY qe me autoritetin e televizionit dhe grupit te tij realizues, te kthehet ne programet me audience maksimale ne ekranet shqiptare.
Shqip
Shqip eshte programi politik me agresiv qe shfaqet te enjteve ne Top Channel. Intervista njeoreshe e drejtperdrejte eshte nje rezultat i kerkimeve te hollesishme dhe investigimeve ne thellesi. Drejtuesja e emisionit ben pyetjet e veshtira duke zbuluar prapaskenat e ngjarjeve qe kthehen ne lajme ne vend. Ne emision ftohen udheheqes politike, intelektuale dhe individe vendim-marres te cilet perballen me ndryshime te medha ne vend. 'Shqip' pasqyron ngjarjet dhe intervistat per zhvillimet politike, sigurine dhe ceshtjet sociale. Sipas nje ankete te vitit 2003 te kryer nga IREX, 'Shqip' radhitej si programi me shikueshmeri me te larte i ketij lloji duke fituar keshtu perqindjen me te madhe te publikut ne vend.
Top Show
Top Show eshte nje 'talk show' i pasuruar me elemente te ndryshme argetues. Programi fton cdo dite nga 6 deri ne 8 individe nga fusha te ndryshme te artit, politikes, biznesit dhe shoqerise qytetare te cilet diskutojne mbi tema te nxehta per shoqerine shqiptare. Forumi i diskutimit trajton tema delikate si varferia, prostitucioni, korrupsioni, jeta ne familje, emigracioni, shoqeria patriarkale dhe ngjarje te tjera ne sporte dhe ne muzike. Opinionet qe variojne dhe debati ndermjet te ftuarve te ndryshem, i jep emisionit nje kendveshtrim te vecante. Perfshirja e publikut ne diskutim eshte menduar mire nga organizatoret te cilet jane te vemendshem qe biseda te perqendrohet tek tema e dites. Top Show transmetohet cdo darke nga e hena ne te premte ne oren 22.30 dhe perseritet te nesermen ne oren 10:00. Te premteve transmetohet ne oren 21.00
Top Channel Contact Links
Top Channel TV
Adresa: Qendra Nderkombetare e Kultures, Blv. "Deshmoret e Kombit", Tirana, Albania
Tel: +355 4 2 253 177
Mob: +355 69 20 61 000
Fax: +355 4 2 253 178
Informacion i pergjithshem: info@top-channel.tv
Marredhenie biznesi: programme@top-channel.tv
Marketing: marketing@top-channel.tv, sales@top-channel.tv
Web: webmaster@top-channel.tv
Teletekst: teletext@top-channel.tv
Top Story: topstory@top-channel.tv
Shqip: shqip@top-channel.tv
Top Show: topshow@top-channel.tv
Fiks Fare: fiksfare@top-channel.tv
Portokalli: portokalli@top-channel.tv
Exclusive: exclusive@top-channel.tv
Top Select: select@top-channel.tv